Kishin përgatitur heroinë dhe kokainë të ndarë në doza me qëllim shitjen, arrestohen dy persona në Tiranë (VIDEO)
Arrestohen dy persona në Tiranë për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se 42-vjeçari me inicialet B.K dhe 36-vjeçari E.Gj siguronin lëndë narkotike si heroinë dhe kokainë dhe e ndanin në doza për shitje në zona të ndryshme.
Bëhet me dije se janë sekuestruar sasi heroine e kokaine si dhe një shumë parash. Me rastin do të merret Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 2", finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar "Flash", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi lënde narkotike kokainë, dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 2", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Flash".
Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve B. K., 42 vjeç, dhe E. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gatë kontrollit fizik të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë, të cilën e kishte blerë nga shtetasi B. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza gati për shitje dhe shumë parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.