Kirurgjia plastike në Hygeia, Dr. Tolga Beydes: Suksesi nga bashkëbisedime, ruajmë identitetin

Dr. Tolga Beydes, mjeku i mirënjohur i kirurgjise plastike i cili prej disa muajsh tashme ofron eksperiencën e tij te suksesshme ne fushën kirurgjisë plastike dhe estetike ne Spitalin Hygeia shprehet se filozofia e punës se tij si kirurg ne keto 16 vite experience me pacientet është bashkëbisedimi me ta, për një rezultat sa me pranë natyrales duke përshitur fizionominë me tiparet për te ruajtur identitetin.

“Dua te falenderoj te gjithë pacientet për interesimin dhe besimin qe kane shprehur gjate kësaj periudhe bashkëpunimi qe kam me Spitalin Hygeia. Janë te shumte personat qe kam konsultuar por edhe trajtuar dhe qe kane qene te interesuar për rimodelimin e hundës, gjoksit, barkut, veshëve, te qepallave te rena te syrit pra procedura si për fytyrën ashtu edhe për trupin.”

Dr. Tolga Beydes ndihet komod ne zgjedhjen qe ka bere për te bashkëpunuar me spitalin Hygeia.

“Ajo çka dua te nënvizoj është fakti qe zgjodha te bashkëpunoj me shume kënaqësi me spitalin Hygeia duke qene se është një spital i nivelit Evropian qe ofron të gjitha facilitetet e duhura për të punuar, duke filluar që nga ana strukturore akomodimit, aparaturave mjekësore bashkëkohore që disponon, sallave kirurgjikale moderne. Mbi te gjitha dhe bashkëpunimi me një staf mjekesh profesionistësh dhe me experience te suksesshme qe ky spital ka prej me shume se 10 vitesh. Prandaj edhe rezultatet e punës time janë te garantuara nga çdo pikëpamje.

Te interesuarit për te kryer kirurgji plastike apo procedura estetike me dr Tolgya Bejdesh kontaktoni ne spitalin Hygeia ne nr. 0423 90 000.

EMISIONET