Kim: Shqipëria ka peshë, vendin e pengon korrupsioni që të përparojë, koha për vendime të vështira

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në fjalën e saj në konferencën kombëtare anti-korrupsion, është shprehur se populli jonë ka aftësi për të bërë shumë gjëra por e pengon korrupsioni.

Kim në fjalën e saj theksoi se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e nevojshme për të qenë anëtare e BE. Më tej ajo shtoi se në vendin tonë marrim vendime t ë vështira, por sipas saj kjo bëhet nëse korrupsioni nuk shihet si diçka e zakonshme.

Yuri Kim: Ky vend dhe ky popull ka aftësi për më shumë, por e pengon korrupsioni. SHBA do që Shqipëria të jetë e fortë, e pavarur e pasur, që të jetë një partner i fortë. Shqipëria duhet të jetë një partner dhe jo një problem. SHBA do të jetë me ju në çdo hap të rrugës. Ndonjëherë do të ju shtyjmë, do të jemi të lodhur, por për këtë arsye janë miqtë. Ky është çasti që ju mund të ngriheni në nivel tjetër. Ju jeni anëtarë të NATO-së, ju jeni në prag të BE. Shqipëria i ka bërë të gjithë punët e nevojshme të jetë anëtare e BE-së.

Ju do të jeni anëtare të BE-së. Vende të tjera kanë parë në Shqipëri për standardin e demokracisë dhe lirisë. Që nga 1 janari jeni  të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ju qëndroni krah SHBA. Ju jeni lider me ne, në çështje me Ukrainën. Shqipëria ka peshë. Ka ardhur koha të bëni vendime të vështira, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si diçka të zakonshme . .

EMISIONET