“Këshillimi Kombëtar” Rama pyet shqiptarët: Ballkani i Hapur në interes të Shqipërisë apo jo?

“Këshillimi Kombëtar” Rama pyet shqiptarët: Ballkani

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe sot me publikimin në Facebook me pyetjen e radhës të Këshillimit Kombëtar, ku i kërkohet mendim qytetarëve në lidhje me “Ballkanin e Hapur”.

Rama i drejtohet qytetarëve dhe kërkojnë të dijë perceptimin publik në lidhje me nismën e tij së bashku me Zaev dhe Vuçiç për Ballkanin e  Hapur.

“Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?”, - thuhet në pyetësor.

Rama: KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 12 Kjo është edhe çështja e fundit e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, për bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen! Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë. Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu https://keshillimikombetar.al/

“Këshillimi Kombëtar” Rama pyet shqiptarët: Ballkani

EMISIONET