Kërkohej prej 8 korrikut në Itali, 51-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur, dyshimet e para

Kërkohej prej 8 korrikut në Itali, 51-vjeçari shqiptar gjendet

Nje shqiptar 51-vjeçar është gjetur viktimë në një zonë të braktisur në komunën Saronno në provincën e Vareses. 

Prej datës 20 korrik ishte shpallur në kërkim nga disa të njohur që për autoritetet policore kanë deklaruar se kishin humbur kontaktet me të prej 8 korrikut.

51-vjeçari shqiptar ishte një clochard që jetonte prej vitesh në rrugët e kesaj qyteze. 

Shqiptari i datëlindjes 1971 ështe identifikuar e motivi i vdekjes sipas hetimeve të para dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi 5 metra. 

Trupi i tij u gjet pasditen e datës 17 gusht e pritet përgjigja e autopsisë për të saktësuar shkaqer e vdekjes. 

EMISIONET