Kërkimi shkencor do para/ Studentë e pedagogë nga i gjithë rajoni diskutojnë sfidat
Kërkimi shkencor mbetet sfidë për studentët dhe pedagogët në Shqipëri dhe rajon, ku nevojitet rritje e mbështetjes financiare dhe kapaciteteve për të siguruar arsim cilësor.
Në një konferencë shkencore në Tiranë, ekspertë dhe studentë nga rajoni prezantuan kërkime në fusha të ndryshme, duke nënvizuar rëndësinë e inovacionit për zhvillimin ekonomik dhe social.
Kërkimi shkencor jo vetëm në Shqipëri por edhe ne rajon mbetet ende sfidë për studentët ashtu edhe për pedagogët.
Zamira Hyseni nga Universiteti i Prishtinës nënvizon nevojën për rritjen e mbështetjes financiare dhe kapaciteve në këtë drejtim.
‘’Jo vetëm shteti i Shqipërisë por edhe Kosova dhe shtetet e tjera të rajonit duhet për të avancuar më tepër mbështetjen për të gjithë hulumtuesit shkencorë’’.
Thekson se mbështetja për kërkimin shkencor përkthehet në arsim cilësor.
‘’Një mbështetje po e quaj qoftë ajo financiare apo infrastrukturore do të avanconte dhe cilësinë e arsimit’’.
Shqetësimi u ngrit në një konferencë shkencore mbajtur në Tiranë, ku studentët dhe pedagogë të Universiteve të rajonit, prezantuan kërkimet e tyre shkencore në fushat si albanologji, ekonomi, drejtësi dhe gjuhë të huaja.
Rrustem Mehmeti, solli fakte të reja në zhvillimin e arsimit ne Kosovë ne vitet 1947-1999.
‘’Arsimimi është vegla e parë për një popull që të ecë përpara’’.
Elsa Skënderi nga Universiteti i Tiranës theksoi numrin e lartë të studentëve të përfshirë në kërkime.
'’187 autorë të cilët referojnë punimet e tyre shkencore’’.
Kërkimi shkencor dhe inovacioni sot konsiderohen si parametra mjaft kontribues dhe të qëndrueshëm të zhillimit ekonomik dhe social në mbarë botën