Kërkesa për konfiskim e RTV Ora e Ora News/ Avokati demaskon shkeljet: Shkak përplasja politike

Përfaqësuesi ligjor i “Yldon Media Group” e konsideron jo profesional dhe të rremë hetimin e SPAK lidhur me pasuritë e zotit Ylli Ndroqi. Vendimin e 14 qershorit e konsideron me prapavijë politike.

Jordan Daci: SPAK ka bërë aq shumë shkelje sa nuk do të mjaftonin 3 intervista. Ne kemi vendosur deri më tani qetë heshtim dhe të mos flasim për çështjen dhe duke mos e paragjykuar organin e hetimit dhe ta demaskojmë disa nga shkeljet më skandaloze që kanë ndodhur në këtë proces. Edhe shkaku për këtë situata dihet se shkaku i vërtetë është përplasje politike.

I ftuar në studion e RTV Ora mbrëmjen e 14 qershorit, Daci u shpreh se në kërkesën për konfiskimin e dy televizioneve në pronësi të z. Ylli Ndroqi SPAK ka kryer shumë shkelje.

Jordan Daci:"Kërkoi afat shtesë që ishte një vendim krejt absurd. Bëri zvarritje të procesit të qëllimshëm për dëmtimin financiar të interesave e zotit Ndroqi dhe bizneset që lidhen me të" 

 

Avokati tha se pasuritë e zotit Ndroqi janë të justifikuara përmes dokumenteve që prej muajsh janë dorëzuar si prova në institucionet e drejtësisë teksa ka akuzuar SPAK për mos marrjen parasysh të tyre. 

Jordan Daci:" "Duam s'duam ne këto janë shifrat e të ardhurave nga 2003, që kemi marrë ne. Bëhet fjalë 17 milionë euro. Se ku i ka çuar gati 6 milionë nuk e di. Të gjitha këto shifra janë të dokumentuara me deklarata noteriale dhe bankare.  

Jordan Daci shpjegoi se dy televizionit RTV Ora e Ora News janë ngritur me kredi bankare, ndërsa një pjesë tjetër e pasurisë së paluajtshme janë të trashëguara.

"Prona bëhet në momentin kur shlyhet kredia e pashlyer. Kemi të justifikuar çdo cent jo miliona që nuk bëhet fjalë. Si mund të kërkosh të konfiskosh varrezat e fshatit, apo pronat e trashëguara nga bashkëshortja nga babai i saj"

Avokati tha se zoti Ndroqi po sulmohet për shkak të fjalës së lirë dhe të vërtetave që transmetojnë televizionet në pronësi të tij dhe siguroi se kësaj beteje ligjore do i shkohet deri në fund në të gjitha hallkat e drejtësisë.  

 

EMISIONET