Kërkesa për konfiskim e RTV Ora, Daci: Nuk e di ku i kanë gjetur shifrat, çdo gjë është e dokumentuar


Avokati i Presidentit të "Yldon Media Group", Jordan Daci u shpreh se nuk dihet ku i ka gjetur Prokuroria shifra, pasi çdo gjë është e dokumentuar me dokumente noteriale dhe bankare.

Ku bazohet Prokuroria që 27%  të të ardhurave i quan të pajustifikuara?

Daci: "Po ta shikoni kërkesën që ne bëmë vitin e kaluar, kërkesa është fare e qartë. Është një kërkesë shteruese. Po të lexoni kërkesën e Prokurorisë, përveçse do gjeni gabime ortografike pa fund, unë nuk e di ku i kanë gjetur shifrat. Ata ekspertët e zgjuar, shkenca që kanë marrë ata. Ku i kanë gjetur ato shifra sepse nuk dalin shifrat.

Këto janë shifrat, nga viti 2003 që e kemi marrë ne bëhet fjalë për rreth 17 milionë euro. Prokuroria se ku i ka çuar nja 6 milionë nuk e di. Të gjitha këto shifra edhe po të duam ne nuk i prodhojmë dot sepse ka standarde ndërkombëtare kontabiliteti që i përcaktojnë. Të gjitha janë të dokumentuara me dokumente noteriale dhe bankare, pa përjashtim. "

EMISIONET