Kepi: Ndërmjetësit shqiptarë i garantojnë sipërmarrësit kalimin e parave në Shqipëri

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Alba Kepi u shpreh se sipërmarrësi italian Zumo nuk ka më mundësitë ku t’i dërgojë paratë në Itali se është i bllokuar në të gjitha anët.

Prandaj, tha Kepi, ai është kontaktuar nga një ortak me Taçit i është ofruar për t’i kaluar paratë nga Zvicra në Shqipëri.

Kepi: Çështja është serioze për aq sa kam lexuar në dosje. Shteti dhe korrupsioni janë shkaktarë për atë çfarë ka ndodhur. Në Itali kjo dosje ka impakt të madh. Zumo si sipërmarrës rezulton në shumë hetime nga antimafia italiane, i cili ka favorizuar pastrimin paratë e mafies siciliane dhe përtej Italisë.

Zumo nuk ka më mundësitë ku t’i dërgojë paratë në Itali se është i bllokuar në të gjitha anët. Dhe një ortak me Taçit i është ofruar për t’i kaluar paratë nga Zvicra në Shqipëri. Në Shqipëri u bllokuan paratë, më pas do shkonin në Singapor ose Hong Kong. Kjo ishte një shumë e madhe parash dhe sinjalizohej banka qendrore në Athinë, prandaj duhej një siguri. Ndërmjetësit shqiptarë i garantojnë avokatit të sipërmarrësit italian që ka lidhje të forta për kalimin e parave në Shqipëri.

EMISIONET