Keni plane për fundjavën?/ Ja si parashikohet moti
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira, si dhe reshje shiu, të cilat do të jenë prezente ditën e shtunë, fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë territorin me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme gjatë natës, si dhe ditën e diel deri në orët e pasdites, në formën e shtrëngatave (me ndërprerje) në pothuajse të gjithë territorin.
Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200 metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar.
Era, ditën e diel, deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21 m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5 ballë. Pas orëve të mesditës, intensiteti i erës do të jetë 7-16 m/s.
Gjithashtu do të ketë mjegull të dendur dhe shikim të reduktuar në orët e mëngjesit, mbrëmjes dhe në momentet e reshjeve.