Këlliçi: Kuvendi i 11 dhjetorit duhej të bëhej më parë. Basha të marrë pjesë, ndasia në PD deri në bazë

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi është shprehur se Kuvendi që do të mblidhet më 11 dhjetor duhet të kishte ndodhur më parë.

Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, thekson se pas datës 9 shtator ku dhe u mor vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, në këtë forcë politike ka një ndasi të madhe mes demokratëve.

Belind Këlliçi: Kuvendi i 11 dhjetorit duhet të kishte ndodhur më herët. Të gjithë kemi pjesën e fajit. Në 11 ndodh një Kuvendi jashtëzakonshëm, sepse ne ndodhemi në një situatë të jashtëzakonshme. Basha deri para 10 ditësh refuzonte të pranonte që në PD ka krizë. Pas datës 9 shtator në PD ka një ndasi shumë të madhe në PD. Një ndasi që për shkak të Bashës, kjo ndasi ka shkuar deri në bazë.

Ai shton se kriza e jashtëzakonshme në PD zgjidhjet me votë, ndërsa shton se Basha duhet të vijë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Belind Këlliçi: Kriza zgjidhet me votë, në mënyrë institucionale. Në 11 dhjetor Basha duhet të vijë të përballet me partinë e tij me delegatët e tij.

EMISIONET