Kavajsit i gjejnë në shtëpi ikonën e kohës bizantine dhe thesin me kanabis të përpunuar

Një ikonë e vjetër me vlera historike e kohës bizantine është gjetur ndërsa policia kishte shkuar të kryente kontroll për drogë.

Policia ka arrestuar një  45 vjeç, banues në Kavajë ndërsa iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa.

Ikonën e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine) dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare, informoi sot policia e Durrësit. 

Materialet ndaj 45 vjeçarit të identifikuar me inicialet Ç. P i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Trafikimi i  lëndëve narkotike" dhe "Trafikimi i veprave të artit".

Ai ishte dënuar më parë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".

Operacioni policor u kodua "Ikona".

Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur në Gramsh.

Rreth 400 rrënje bimë narkotike janë zbuluar në fshatin Vidham dhe Lemnush.

Policia nuk ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kultivuesit e drogës, ndërsa ka vënë në pranga Inspektorin e shërbimit Pyjor të zonës, Atnand Zaimi.

Ndërsa kryeplaku i fshatit Vidhan, Ardit Braçi dhe kryeplaku i fshatit Lemnush Bedri Jonuzaj,  do të hetohen në gjendje të lire.

Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi sipas policisë nuk kanë ushtruar kontrolle dhe nuk kanë denoncuar kultivimin e bimëve narkotike.

EMISIONET