Kasmi: Sot mbyllen çështjet e brendshme të PD-së, tashmë fillon përballja me regjimin e Ramës

Në një intervistë për Ora News, kryeredaktori i “Rilindjes Demokratike” Bledi Kasmi u shpreh se votimi për kreun e PD-së është një proces që ka nisur qysh me zhvillimet e vitit të kaluar.

Ai tha se partia është tashmë po organizohet dhe shtoi se demokratët po bashkohen, duke përjashtuar vetëm një pakicë të vogël në mbështetje të Bashës.

Kasmi: Ky është një proces shumë i rëndësishëm pas një procesi shumë të vështirë që ka kaluar PD-ja vitin e shkuar. Kjo jo vetëm për shkak të humbjes së zgjedhjeve, por edhe për shkak të situatës së brendshme të krijuar pas zgjedhjeve. Kemi pasur një moment shumë delikat politik, ku Berisha u shpall non grata nga SHBA-të dhe u kërkua që të mos ishte në parlament, ndërsa Basha e largoi nga grupi parlamentar. Kjo i ktheu gjërat, nga pika fundore që ishte partia, u bë një katalizator për të rikthyer demokratët dhe PD-në në vendimmarrje.

I gjithë ky proces që finalizohet me zgjedhjen e kreut të PD-së, është rrjedhojë të këtyre ngjarjeve. Partia po organizohet dhe sot është finalizimi. Nuk besoj se do të ketë vështirësi te demokratët dhe Berisha. Ka një problematikë me një pakicë të partisë që përfaqëson listën Basha që është nxjerrë në mënyrë personale nga ai dhe duhet parë se si do të reagojnë. Kjo nuk ka rendësi për zhvillimet e PD-së. Nga sot PD-ja do të ketë një lider në krye të saj dhe nuk ka rendësi ajo që ndodh brenda partisë, por beteja me regjimin. Sot i vihet kapaku dhe mbyllen përfundimisht çështjet e brendshme në PD, dhe hapet një kapitull i ir në përballje me regjimin.

EMISIONET