Karamuça: S'ka pse të pritet Vettingu, SPAK t’u ‘presë’ rrugën gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça, shprehet se në vendin tonë çalon reforma e sistemin penal, teksa shton se kultura e pandëshkueshmërisë në vendin tonë po lulzon.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, eksperti shprehet se personat qëjanë të vetëdijshëm që do largohen e kanë më të lehtë për të abuzuar brenda institucioneve që punojnë.

Ai shton se qytetarët në vendin tonë duke parë se si është situata me drejtësinë në vend, rrezikojnë të humbasin besimin tek sistemi.

Ervin Karamuça: Që nga viti 2016, reforma që po vijon në sistemin e drejtësisë ka qenë e shëndetshme, por ne çalojmë tek reforma e sistemit penal. Ne kemi ende shumë hapësira të dëmshme në këtë sistem. Domethënë ata futen në burg, dalin nga burgu dhe bëhen një shembull negativ. Kultura e pandëshkueshmërisë po zhvillohet dhe po lulëzon. Ne rrezikojmë të humbin besimin në sistem. Duke pasur kaq shumë hapësira, personat që janë brenda sistemit dhe në pritje të vettingu-t dhe e dinë që do largohen e kanë më të thjesht për të abuzuar ditët e fundit duke i vënë kazmën dhe atij elementi që mund të ngrihet dhe mund të jetë shumë i shëndoshë që ka të bëjë me luftën anti-korrupsion brenda këtij institucioneve. Ky rrezik i madh duhet të gjykohet rast pas rasti me përgjegjësi konkrete.

Ai tha se nuk është e nevojshme që të pritet procesi i Vettingut që të shkarkohen gjyqtarët dhe prokurorët, por SPAK të futet në veprim, në rast se vihen re elementë që kryejnë vepra penale.

Ervin Karamuça: Nuk është e nevojshme që të pritet një proces vettingu që një gjyqtar ose prokuror të përjashtohen nga sistemi, por në rast se vihen re elementë të veprës penale për raste të caktuara,  atëherë SPAK duhet t’u presë rrugën që ky model të mos vijojë në të ardhmen.

Përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET