Kapri: Jemi në fazat e para të një tranzicioni historik, Shqipëria ishte një projekt evropian

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në Ora News, studiuesi Erald Kapri tha se jemi në fazat e para të një tranzicioni historik, sepse nuk e shohim në shumë dimensione.

Ai shtoi se Shqipëria është një projekt evropian e në vazhdim dhe se pavarësia e vendit nuk ishte një ngjarje rastësore.

Kapri: Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një histori politike, se ne jemi mësuar të merremi me histori politike, ky është një volum që ka shumë aspekte të tjera. Dhe uroj që të shërbej, sepse jemi në fazat e para të një tranzicioni historik, sepse nuk e shohim në shumë dimensione.

Ajo që më ka trishtuar gjithmonë është se e kemi parë sikur jemi nën rrethim, dhe jo si pjesë e një Evrope. Kjo duke filluar qysh me pavarësinë e Shqipërisë, se nuk është se shkuan në Vlorë dhe ngritën flamurin. Shqipëria është një projekt evropian e në vazhdim.

EMISIONET