Kapet me kokainë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2022, 08:49
Një 27 vjeçar është arrestuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu sekuestrua kokainë.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës” informoi sot policia e Tiranës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.
Operacioni u kodua "Bulevardi".