Dy persona të arrestuar në Tiranë, ja me çfarë u kapën

Dy persona të arrestuar në Tiranë, ja me çfarë u

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të gositjes së rateve të shitjes së lëndës narkotike kokainë, në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapë kapur në Shkozë dhe kanë arrestuar në flagrancë një 66 vjeçar, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, 8000 euro dhe 600 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e 66-vjeçarit, pasi sapo ka parë shërbimet e Policisë që kishin shkuar për kontroll, ka hedhur nga ballkoni i banesës, disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Ndërkaq, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe arrestuar një 36 vjeçar, banues në Malësi të Madhe, pasi gjatë kontrollit fizik në rrugën “Studenti” shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 20 700 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

EMISIONET