Kaos në Tiranë, tifozët holandezë përplasen te “21 dhjetori”, polici nxjerr pistoletën në turmë (Pamje)

Kaos në Tiranë, tifozët holandezë përplasen te

Si situatë kaosi dhe rrëmuje mund të përshkruhet gjendja e mbrëmshme në Tiranë në prag të finales së Conference League.

Tifozët e Feyenoord dhe të Romës janë përleshur keqazi me policinë dhe kanë sulmuar qytetarët e thjeshtë, duke shkatërruar edhe ambiente lokalesh.

Madje në një moment përplasesh mes tifozësh, ka ndërhyrë policia në zonën e 21 dhjetorit, ndërsa shihet edhe dikush që nxjerr armën. Dyshohet se ai është efektiv policie. 

Për fat të mirë nuk ka pasur të shtëna që mund të vinin në rrezik jetën e personave, por nga pamjet duket se policia hedh edhe gaz lotsjellës.

Kaosi të tifozave ka pasur në zonën e “9 katësheve”, ndërsa është rënduar te zona e stadiumit dhe në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Po ashtu situata ka qenë kritike në ish-Bllok, te 21 dhjetori, Pallati me Shigjeta dhe Vasil Shanto, ku tifozët kanë lënduar gjashtë efektivë të policisë dhe një qytetar.

EMISIONET