Kaos në lëvizje në rrugët e Lezhës, edhe ky sezon veror po shoqërohet me trafik të rënduar

Sezoni turistik sjell në Shqipëri qindra mijëra pushues nga e gjithë bota. Ne Lezhë fluksi i tuistëve ka krijuar kaos në rrugët e qytetit. Standartet e uëlta të rrugëve bejnë që trafiku të shoqërojë qytetin gjatë gjithë ditëve atje.

Kos, e trafik i rënduar janë pamjet e rrugëve të Lezhës në këto ditë gushti.

Fluksi i lartë i automjeteve i krijuar nga sezoni turistik dhe kthimi i emigrateve, po shoqerohet me trafik dhe kaos në lëvizje.

Akset më promblematike janë superstrada Milot-Balldre, rruga e Shëngjinit si dhe akset hyrese dhe dalese në qytetin e Lezhës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Drejtuesit e automjeteve e konsiderojnë të papranueshme këtë situatë e cila krijohet çdo sezon veror dhe nuk po merr zgjidhje.

“Pjesa e trafikut është shumë e vështirë në kohën e sezonit turistik.”

“Të bëhen mbikalime.”

Prej nisjes së sezonit turistik Policia Rrugorë ka shtuar prezencën e saj në rrugë, për të ndihmuar sadopak në lëhtesimin e lëvizjes, duke orjentuar dhe drejtuesit e automjeteve që të përdorin akset dytësore. Trafiku i rënduar në Lezhë është një refren i vazhdueshem çdo sezon veror, pasi rruget e ngushat dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.

EMISIONET