Kanosi infermierin e fshatit, arrestohet 47 vjeçari në Maliq

Kanosi infermierin e fshatit, arrestohet  47 vjeçari në Maliq

Është arrestuar në flagrancë  një person në fshatin Klocë, Maliq.

R. Gj., 47 vjeç, ditën e djeshme, në fshatin Klocë, në ambientet e brendshme të ambulancës të këtij fshati, ka kanosur për shkak të detyrës, me një mjet të mprehtë dhe një send të fortë, infermierin e fshatit.

"Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj shtetasit R. Gj., i gjetën një thikë, një sëpatë dhe një levë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", njofton policia. 

Mbi 47 vjeçarin rëndojnë veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET