Kandidoi përballë Berishës, Elezi: Kur verifikova që disa element nuk janë pjesë e themelit të organizimit, duhet të reagoja

Kandidati përballë Berishës për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi në një interzistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli rreth momenteve kur vendosi të kandidojë për kryetar të PD. Ai tha se ka qenë i vendosur që duhet bërë një garë dhe duhet të dal me një platformë alternative përballë Berishës.

Gjithashtu Elezi tha se ka dashur të kandidojë dhe në vitin 2021 por i është mohuar kandidatura për kryetar të PD për shkak të zërit kritik që ka pasur.

Ibsen Elezi: "Në 2021 më është mohuar kandidatura për kryetar të PD për shkak të zërit kritik që kam pasur. Për një kohë të vazhdueshme. Zëri kritik ka qenë pikërisht për ato probleme për të cilat Basha humbi staturën e lidershipit të vet. Përsa i përet kandidimit nuk kam pasur ndonjë ndjesi të veçantë. Për mua ka qenë diçka normale. Në mendjen time kam qenë i vendosur që duhet bërë një garë dhe duhet të dal me një platformë alternative përballë Berishës. Duhet vazhduar një frymë e cila ka qenë para zotit Berisha për një model demokratik dhe këto ishin dy element shumë të rëndësishëm. Në momentin që po verifikoja që këta element nuk janë pjesë e themelit të organizimit, e modelit të ri në PD kuptohet që duhet të reagoja".

EMISIONET