Kanabis në keçap dhe majonezë, arrestohet 65-vjeçari që tentoi të fusë drogë në burgun e Rrogozhinës

Kanabis në keçap dhe majonezë, arrestohet 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është arrestuar në burgun e Rrogozhinës në tentativë për të futur lëndë narkotike të  llojit kanabis në qeli.

Shtetasi I.Z, banor i Tiranës, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai së bashku me dy familjarë të tjerë M.Z dhe A.K është paraqitur në IEVP Rrogozhinë për të takuar shtetasin M.Z që vuan dënimin në këtë institucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një enë plastike me keçap dhe një enë plastike me majonezë u konstatuan 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike “canabis sativa”.

Menjëherë kanë filluar veprimet e para proceduriale dhe bazuar në prova është kryer arrestimi i I.Z.

EMISIONET