Kaloi kufirin me armë me leje, i riu nga Kosova dënohet për trafik të armëve me 7 vite burg

Rasti i Fjolla Morinës, e cila u kap nga policia shqiptare me armë në automjetin e saj dhe u akuzua për trafikim te tyre, duket se ka shërbyer si precedent qe prokuroria të ashpërsojë qendrimin edhe për raste te tjera, ku shtetas nga Kosova kapen me armë qofte ato edhe me leje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE 

I tillë është rasti i të riut Fitim Gerguri , të cili i ka kushtuar shtrenje kalimi i kufirit nga Kosova në Shqipëri me një pistolete, të cilën e kishte me leje nga autoritet kosovare.

Ai është ndaluar nga policia dhe gjykata e Kukësit e ka dënuar me 7 vjet burg për trafikim të armëve, pasi autoritet Shqiptare nuk e njohin lejen e autoriteteve kosovare me te cilën ishte paisur i riu.

"Më kanë dënuar djalin me 7 vite për trafik të armëve. Ministria e Mbrojtjes Prishtinë i ka dërguar një letër që arma turke është me leje. Djali është në fakultet dhe ne e bajmë të fshehur që një vit e gjysmë," tha ai.

Mes lotësh babai i tij Melaimi thotë për Rtv Ora se i biri nuk ka kryer asjnë trafik ndërsa kërkon qe ai të dënohet të pakten për armëmbajtje pa leje

"Nëse nuk do të njohësh lejen e Kosovës të paktën ta dënojnë për armëmbajtje pa leje," tha babai i tij,

Melaim Gerguri tregon se në Kosove ata kishin një market dhe kjo ka qënë arsyeja që i biri ishte pajisur me një arme me leje, por që e kishte harruar në makinë kur kishte shoqëruar dy vajza për në Shqipëri.

"Ai e ka marrë lejen në Kosovë, dy vajza nga Shkodra i kanë kërkuar ndihmë se kishin një fëmijë të sëmurë. Në kufi ata e kanë pyetur nëse kishte ndonjë gjë me vete dhe ai i ka thënë se kishte armë në makinë. Ai e tregoi vetë që kishte armë. Ata e cuan në Kukës duke e akuzuar për trafik të armëve." tha babai i të riut.

Ai kërkon nga autoritet shqiptare dhe kosovare të mundesojne që djali i tij të mos dënohet për nje vepër që nuk e ka kryer, ndërkohe çështja është apluar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës

EMISIONET