“Kalo Korfuzin me not”, homazh, solidaritet dhe turizëm në Sarandë

65 notarë profesionistë dhe amatorë u bënë pjesë e Maratonës “Kalo Korfuzin me not”, një aktivitet që synon promovimin e turizmit dhe njëhërësh homazh për shqiptarët që humbën jetën gjatë komunizmit në përpjekje për të arritur në brigjet greke për një jetë më të mirë.

Qëllimi është promovimi i turizmit, por dhe një homazh për ata shqiptarë që gjatë diktaturës tentuan ta kalojnë kanalin e Korfuzit me not për një jetë më të mirë në Greqi.

65 notarë profesionist dhe amatorë, nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e edicionit të 5 të "Kalo Korfuzin me not".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Moti i keq e bëri të pamundur notimin drejt brigjeve greke, ndaj pjesëmarrësit përshkuan 1.7 milje me not nga Butrinti në Kalanë e Ali Pashës në Vivar.

"Kalimi i kanalit të Korfuzit me not është krijuar me idenë e të gjithë atyre që në kohën e komunizmit u arratisën dhe nuk u bë asnjëlloj asnjë lloj tributi për ata njerëz. Pas Covid-it është hera e parë që po bëhet.

Për shkak të kohës së keqe nuk u bë kanali, por do të bëhet këtë vit. Bëhet për herë të parë," tha organizatori Auron Tare.

Mosha dhe kombësi të ndryshme i janë bashkuar aktivitetit që ka për qëllim të mbledhi fonde me mision humanitar.

E veçanta janë të huajit kryesisht nga Mbreteria e Bashkuar që vijnë enkas për të notuar. Nga 65 notar 51 janë të huaj.

"Jam nga Mbretëria e Bashkuar. Kam ardhur me shumë dëshirë këtu për të mbështetur këtë maratone, dhe për të qenë pjesë e saj," tha një pjesëmarrëse.

"Po mbledhim para për të varfrit në këtë nismë. Të gjithë këtu kemi ardhur nga për këtë aktivitet. Ky është motivimi jonë," tha një prift.

Nuk munguan as pjesëmarrësit nga vende të largëta.

"Vij nga kenia dhe jam këtu për të mbështetur miqtë e mi në këtë nismë të mrekullueshme, për të ndihmuar njerëzit në nevojë," tha një tjetër.

Aktiviteti u zhvillua nën monitorimin e Policisë Kufitare për të shmangur çdo incident të mundshëm.

EMISIONET