Kalaja thirrje Fondit Shqiptar Amerikan të Zhvillimit: Mbaj larg duart nga Butrinti, është i shqiptarëve

Kreu i Shtetit kërkon nga mazhoranca që të reflektojë për Parkun e Butrintit pasi sipas Ilir Metës kjo pasuri e vendit nuk mund të administrohet nga OJF. Duke radhitur të gjitha shkeljet e bëra nga qeveria dhe kuvendi, Presidenti apelon që shteti duhet të jetë i vetmi që administron dhe kontrollon Butrintin.

I të njëjtit mendim është edhe gazetari Aulon Kalaja. Në një intervistë për RTV ORA,  me Kostana Moravën, Kalaja tha se deputetët duhet të lexojnë argumentet  e presidentit dhe të mos votojnë sërish pro dhënies me koncesion të Butrintit.

Aulon Kalaja: Ne po përgatisim një dosje voluminoze të frymëzuar dhe nga argumentet e presidentit të Republikës. Deputetët duhet të lexojnë argumentet e presidentit. Këta e kanë hedhur dhe fasadën në tokë. I bëjmë kërkesë deputetëve që të paktën ta lexojë këtë dekret.

Ai tha se Butrinti është i shqiptarëve, ndërsa i ka bërë thirrje Fondit Shqiptar të Zhvillimit Amerikan që t’i mbajnë larg duart nga Butrinti.

Aulon Kalaja: Probleme në Butrint ka, por duhet ta menaxhojë shteti shqiptar. Butrinti është i shqiptarëve, ka nevojë për mirëmenaxhim. Butrinti nuk ka më shumë nevojë për më shumë njerëz. Më datë 23 maj sovraniteti i Butrintit ka rënë dhe ne jemi në betejë me Gjykatën Kushtetuese. Unë i them Fondit Shqiptar Amerikan të Zhvillimit: Larg duart nga Butrinti.

EMISIONET