Kalaja: Deklarat e Krajës populiste, SPAK do hetojë Erion Veliajn kur të vendosë ta shesë Rama

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, i konsideron populiste deklaratat e kreut të SPAK, Arben Kraja, lidhur me aferën e incineratorëve gjatë intervistës së sotme për Zërin e Amerikës.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, Kalaja thotë se Kraja më shumë sesa të bënte transparencë se ku janë me hetimet tentoi ti shmanget problemit.

Kraja: Është për të ardhur keq sepse e shikoj si një deklaratë populiste, për t'iu shmangur problemit. Prishja diçka tjetër nga një person që është në krye të SPAK, prokuroria më e rëndësishme. Prisja që me fakte konkrete Kraja sot të fliste se ku janë hetimet, nuk dimë në çfarë faze janë hetimet. Dy zyrtarët e lartë që janë arrestuar nëse i shikojmë dhe akuzat që janë ngritur dhe dokumentat që janë marrë në konsideratë nga SPAK nuk kanë lidhje me thelbin e çështjes së incineratorëve. Ajo që sot bëri zoti Kraja është për të mbuluar atë frikën që ka kapluar SPAK-un për të hetuar çështjen e incineratorëve.

Desha të komplimentoj të gjithë atë punë voluminoze që ka bërë Partia e Lirisë, ka çuar një bazë të jashtëzakonshme dokumentare. SPAK nuk i duhet shumë të hetojë se nga i shkuan 30 mln euro për një pensioniste që jeton në azilin e pleqve, një tjetër që është larguar nga kjo jetë apo një tjetër që është bari në malet e Greqisë. Provat janë aty, argumentimet ligjore janë të sakta, SPAK i duhet vetëm vullneti për të bërë detyrën. Nuk shikoj vullnet për të bërë detyrën.

Sipas Kalasë, SPAK vepron me urdhër të Ramës dhe kjo vlen edhe në rastin e mosnisjes së hetimeve për kryebashkiakun Erion Veliaj qoftë për aferën e incineratorit të Tiranës apo edhe për shembjen e Tetarit Kombëtar.

Kalaja: Shoh që SPAK pret urdhrat e Edi Ramës të të arrestojë dhe të të shpëtojë. Kemi bërë 18 kallëzime, 13 janë vetëm kundër Erion Veliaj. Asnjë përgjigje. Ditën që Edi Rama do vendosë të shesë Erion Veliaj, SPAK do të fillojë hetimet për Erion Veliaj. Po marr vetëm deklaratën e Erion Veliaj në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak ku pranoi haptazi se pse ishin kryer veprat penale në 17 maj të 2020. Çfarë duhet të hetojë SPAK kur ai thotë vetë ne shkuam në 4:30 (për shembjen e Teatrit Kombëtar) se opozita po flinte gjumë.

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-ut Arben Kraja tha sot se ky institucion është i vendosur për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që përfshihen në korrupsion, përfshirë zyrtarë të lartë. 

Kraja, tha se pavarësisht nga deklaratat e politikanëve nga të gjitha palët, SPAK-u do të vazhdojë të veprojë, jo mbi bazën e një liste të caktuar apo një radhe të caktuar, por mbi bazën e provave.

EMISIONET