Kajsiu: Basha nuk u bë lider, nuk krijoi një fabul për opozitën, mendoi se i erdhi radha


I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, lektori Blendi Kajsiu, u shpreh se Basha  nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën.

Sipas tij, PD u fut në zgjedhje duke menduar se se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën.

Kajsiu: Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën. Nuk krijoi një ide pse duhet të vinte në pushtet opozita. Ata u futën në zgjedhje se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën.

Këtë e tregonin të gjitha sondazhet. PD doli aty dhe tha se nuk kanë nga të shkojnë njerëzit dhe tek ajo do të shkonin.

 

EMISIONET