Kadilli: 8 janari ditë turpi për PD-në, kam ndjerë dhimbjen, njerëzit nuk e harrojnë si histori

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Fatbardh Kadilli, Ish-kandidat për kryetar PD-së u shpreh se në 8 janar ka ndjerë dhimbje për të dyja palët në PD.

Ai tha se PD ka foto shumë të bukura që ka bërë historinë e vendit, por ka edhe fotografi të shëmtuara që njerëzit nuk i harrojnë, si ajo e 8 janarit.

Kadilli: A mbyllet dera me blind? Atë datë 8 janar kam ndjerë dhimbje si për ata jashtë, edhe ata brenda, që i ka të gjithë shokë. Kemi ndenjur bashkë në pushtet dhe në opozitë dhe nuk do kapem i me duar. U afruan njerëzit me njëri-tjetrin dhe e pamë të gjithë çfarë u bë.

Ajo që ndodhi atë ditë ishte një ditë turpi. Partia jonë ka foto shumë të bukura që ka bërë historinë e vendit, por ka edhe fotografi të shëmtuara që bëjmë sikur njerëzit i harrojnë. Ajo e 8 janarit ishte e shëmtuar. Kjo do të vazhdojë gjatë si histori. Kam ndjerë dhimbje sepse kam miq në të dyja krahët, duke para njerëz që bëjnë luftë me njëri-tjetrin.

EMISIONET