Ka prodhime, por jo infrastrukturë, në Gurrëzezë i transportojnë prodhimet bujqësore me kafshë
300 familje në lagjet e Gurrëzesës në Cakran vuajnë nga mungesa e rrugës. Kjo i ka bërë që të kenë vështirësi në transportimin e produkteve bujqësore në tregjet e zonës. Veç kësaj, banorët në këtë zonë ankohen edhe për mungesën e ujit të pijshëm.
Punojnë gjatë gjithë sezonit për prodhimet bujqësore në fund nuk kanë rrugë për t’i transportuar në tregun më të afërt.
300 familje të lagjeve Malenaj dhe Sulaj që ndodhen në kodrën e Gurrëzezës në njësinë administrative Cakran janë detyruar që të braktisin vendin për shkak të mungesës së kësaj infrastrukture.
Transportin detyrohen ta bëjnë me kafshë.
Mungesa e ujit të pijshëm është një tjetër problem që shqetëson banorët e kësaj zone në Cakran.
Thonë se premtimet për investime bëhen vetëm për fushatë.
Zona ka mundësi të zhvillohet nga vizitorët që janë të interesuar të shohin qytetin antik të Gurrëzezës, por kjo varet vetëm nëse rruga do të bëhet e kalueshme për automjetet.