"Ju sjell dashurinë e zemrave të popullit turk që rrahin bashkë me ju", Erdogan: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë

Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Rama ndodhen në Laç ku përuruan 522 ndërtesat e reja dhe 37 njësitë e shërbimit të rindërtuara pas tërmetit të nëntorit 2019.

Presidenti Erdogan shoqërohej nga delegacioni i tij i përbërë nga  6 ministra.

Presidenti Erdogan fillimisht përshëndeti të gjithë të pranishmit në ceremoninë e shpërndarjes së banesave dhe tha se ka sjellë të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e popullit të Turqisë.

Erdogan: Ju kam sjellë dhe përshëndetjet e vëllezërve dhe miqve zemrat e të cilëve rrahin së bashku me juve. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu me ju me rastin e kësaj ceremonie deh që jam bërë pjesë e emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin jemi vënë në lëvizje për të ndarë dhimbjen dhe për tu munduar të shërojmë sadopak fjalët e tyre. Ne si shtet duke u mobilizuar me të gjitha mundësitë tona ju erdhëm në ndihmë. Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret.

Presidenti Erdogan tha se investimi për ndërtimin e apartamenteve kushtoi 42 milionë dollarë. 

 

EMISIONET