Ju flet Moska- Statuja e Migjenit që nxit pedofilinë mësues-nxënës

Në 110 vjetorin e lindjes së poetit të njohur shqiptar Migjeni, emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora ekishte në fokus statujën e bërë në nder të tij në Pukë, e inauguruar në vitin 2016.

Myftaraj: Sot është 110 vjetori i lindjes së Migjenit dhe për Migjenin janë ngritur statuja, është ngritur tani një së fundi. Ka pasur në Shkodër që më parë. Është ngritur një në 2016 në Pukë ku Migjeni ka qenë mësues, është kompleks statujor.

Është kapur një moment i  Migjenit si mësues dhe një nxënës i tij. Mund të jetë Luli i vocërr, mund të jetë Zeneli. Ka shkruar dy proza të bukura për dy nxënës, njerëz realë, Luli dhe Zeneli. Më bën përshtypje një gjë. Migjeni kur ka shkruar për veten si mësues, nxënësit ka treguar një kujdes, ishte njeri i përparuar për kohën dhe moshën që kishte, vdiq 27 vjeç.

Migjeni nuk thotë kurrë që e mori një nxënës ta ulte në prehër, do kishte qenë një sjellje jo korrekte. Mund të merret dhe si model i mësuesit për komunikimin që ka pasur me nxënësit, kur bëhet një statujë e një mësuesi me një nxënës i bie që mësuesit dhe nxënësit ta marrin si model, mësuesi mund ta marrë nxënësin në prehër, ta ulë. Por sot kjo dënohet me burg, një mësues që merr nxënësin në prehër dënohet si pedofil po të kapet. Dhe Migjeni nuk e ka bërë këtë gjë.

EMISIONET