Ju flet Moska: Pse vetëm pas vitit 2038 do të kemi votë të lirë në Shqipëri

Fenomeni i shitblerjes së votës ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Në vitin 1989 në SHBA vdiq Jefferson  Davis. Megjithëse ishte një skllavopronar i madh deri në vitin 1865, e kishte humbur të gjithë pushtetin kur vdiq madje kishte bërë disa vjet burg. Kur vdiq, 600 nga ish-skllevërit e tij që tani ishin njerëz të lirë shkuan në funeral, vajtuan dhe qanë si ata në Korenë e Veriut kur vdes diktatori ose siç bënë në Shqipëri kur vdiq Enver Hoxha dhe kjo habiti botën.

Ish-skllevërve u kishte ndodhur një gjë, ata kishin fituar lirinë ligjërisht por në shpirt nuk ndjeheshin të lirë. Ata i ishin mirënjohës skllavopronarit që i kishte ushqyer, veshur dhe strehuar.

Kjo na zbulon se zinxhirët e skllavërsisë nuk janë thjesht në trupin e njerëzve por janë në mendje dhe nuk thyhen lehtë zinxhirët e mendjes. Kjo zbulon dhe enigmën e mënyrës sesi votojnë njerëzit në Shqipëri dhe si e shesin votën.

 

EMISIONET