Ju flet Moska - Pse opozita nuk e kallëzon Ballukun për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit?

Pse opozita nuk e kallëzon Ballukun për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit ishte tema e kësaj të hënë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Balluku ka gënjyer në CV-në e saj për deputete. Çdo opozitë në botë, në një vend demokratik, se ka hyrë në kuvend, përndryshe nuk do të futej në zgjedhje. Në një vend të tilla prokuroria kur vihet para provave të pakundërshtueshme nuk ka nga lëviz.

Opozita ka bërë një kallëzim në prokurori për favoret e saj në fushatë zgjedhore, prokuroria mund të thotë se nuk ka prova. Por për dekriminalizmin që dënohet me burg, për këtë janë provat absolutisht të plota.

Nëse bëhet nesër një kallëzim, prokurori që do të marrë çështjen nuk ka nga të lëvizë sepse provat i ka dhënë ministria që drejtohet nga Balluku.

Prokuroria që të vihet në lëvizje duhet bërë një kallëzim. Çdo oficer i OPGj-së mund të shikojë emisionin tim dhe të bëjë një kallëzim. Këto kallëzime bëhen edhe përmes leximit të medias. Po të duan mund ta bëjnë.

Po ashtu mund të bëjë një kallëzim që duhet ta bëjë opozita. Ky kallëzim po të bëhet prokurori nuk ka nga lëviz. Balluku mund edhe të arrestohet. Ajo duhet të shkojë në prokurori.

EMISIONET