Ju flet Moska- Kongresi i Përmetit (1944), kundrejt Kongresit të Lushnjes (1920)

Në emisionin “Ju Flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj, u trajtua tema Kongresi i Përmetit (1944) kundrejt kongresit të Lushnjes (1920).

Myftaraj tha se 24 maj 1944 është data e hapjes së Kongresit të Përmetit, përfundoi pas 4 ditësh.

Kastriot Myftaraj: Sot jemi më 24 Maj, dhe brezat që nuk e kanë jetuar komunizmin duhet ta dinë se kjo ka qenë një datë e shkruar në emblemën e shtetit shqiptar, nga viti 1945-1992.   Në stemë nuk është shkruar as 28 nëntori as 29 nëntori, por 24 maj.

24 maj 1944 është data e hapjes së Kongresit të Përmetit, i cili u përfundua pas 4 ditësh. Kongresi i Përmetit, kundërvihet me Kongresin e Lushnjes, duan apo s’duan ata që e kanë bërë kongresin e Përmetit.

Kongresi i Lushnjes u bë në vitin 1920, ishte një mbledhje e politikanëve atdhetarë shqiptarë, të cilët e bën këtë për të pohuar vendimet e mbledhjes themeluese së shtetit të Kuvendit të Vlorës. Kongresi i Lushnjes ripohoi Kuvendin e Vlorës në një kohë kur një traktat i fshehtë kishte vendosur copëtimin e territorit të Shqipërisë, duke ua premtuar fuqive aleate.  Ata që u mblodhën në Kongresin e Lushnjes nuk i përkisnin një partie, ndërsa Kongresi i Përmetit 1944 ishte një Kongres, thirrja e të cilit u vendos në thirrje të një partie.

 Për më tepër ndiqni videon:

EMISIONET