Ju flet Moska - Çfarë kërkojnë të arrijnë vërtet amerikanët me goditjen ndaj Sali Berishës

Çfarë kërkojnë të arrijnë vërtet amerikanët me goditjen ndaj Sali Berishës ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastrot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Ka një luftë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe SHBA-ve. Kam përshtypjen se dikur në të ardhmen një gjë e tillë do të bëjë lajm në botë, sepse kur përfshihet SHBA, ka gjithmonë lajm. SHBA pas 8 vitesh që u largua nga drejtimi i qeverisë, duan të largojë nga karriera politike Sali Berishën.

Çfarë kërkojnë të arrijmë amerikanët me goditjen ndaj Berishës? Superfuqia është e tillë sepse i përdor gjërat thjeshtë. Duke ditur ndikimin e SHBA-ve në Shqipëri, nuk kishte nevojë për gjithë këto përpjekje me ultimatume. Amerika mund të bënte një gjë të thjeshtë, ku Yuri Kim para zgjedhjeve mund tu kishte thënë që të ndryshonte ligji i dekriminalizimit duke futur edhe individët që nuk futen në SHBA.

Kjo gjë mund të ishte bërë fare thjeshtë dhe nuk kishte pse niste një luftë në PD. Por nuk u bë kështu, sepse nuk donin që gjërat të bëheshin në mënyrë ligjore, se kështu as Berisha nuk kishte çfarë të bënte. Nuk u bë kështu, se amerikanët nuk duan që t’i bëjnë gjërat me ligjshmëri, por me parimin “fjala e tyre është ligj”.

E gjithë lufta bëhet që nuk ka rëndësi ligji, ky është mesazhi që duan të japin. Se përndryshe do të thotë se superfuqi po lufton me supermanin Sali. Presidenti Biden madje modifikoi një urdhër të veçantë që kishte të bënte me ish-Jugosllavinë. Ideja pas kësaj ka shumë anë të errëta. Mënyra se si po goditet, tregon për plane shumë të errëta.

EMISIONET