Ju flet Moska-Edi Rama pohon se ka vjedhur trashëgiminë e piktorit të njohur rus Kandinski

Ribotimi i librit të piktorit rus Vasil Kandinski, me përkthim të kryeministrit Edi Rama, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" në Rtv Ora.

Myftaraj: Në vitin 2022 është ribotuar një libër i piktorit rus Vasil Kandinski, i shqipëruar nga Edi Rama. Ky është ribotimi, botimi i parë i librit në shqip është bërë në 1998, është botuar nga shtëpia botuese "Përpjekja" e Fatos Lubonjës, sot një kritik i madh i Edi Ramës, atëherë një mik i madh i Edi Ramës. Rama sapo kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte bërë Ministër i Kulturës. Donte të tregohej si intelektual i ardhur nga Perëndimi, libra nuk kishte, piktura nuk kishte në atë kohë dhe botoi një libër. Duhet të kishte diçka prej këtij njeriu në qarkullim. U shfaq si përkthyes i një libri. Nëse është Edi Rama përkthyes i këtij libri është një çështje tjetër që do ta trajtoj me prova por Edi Rama u bë i pari Ministër dhe e ka pohuar në botimin e 2022 të ripunuar e ka pohuar që u bë i pari Ministër Kulture në botë që vjedh të drejtën e autorit, trashëgiminë, në kuptimin që e drejta e autorit ruhet për 70 vjet. Kandinski ka vdekur në vitin 1944.

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë:

EMISIONET