Ju flet Moska-Dy oligarkë, luftë për selinë e Dhomës së Tregtisë në Tiranë, për superpallat

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj trajtoi këtë të mërkurë ndërtimin e një kulle shumëkatëshe në kryeqytet.

Myftaraj: Kryeministri Edi Rama u shpreh me fjalë shumë të ashpra ndaj SPAK-ut, i cili po pengoka punën për rindërtimin e një shkolle në Tiranë, shkolla më e vjetër siç tha ai, për shkak të një WC-je për të cilën u bëka një hetim. Është fjala për shkollën e mesme "Sami Frashëri", por ajo që po ndodh është se po zhduket vërtet shkolla më e vjetër e Tiranës që nuk është "Sami Frashëri". Derisa nuk është zhdukur është rrëmbyer nga një oligark, i cili e përdor atë si zyrën e tij private. Ky oligark sot është Nikolin Jaka por ky është në luftë me një oligark tjetër, dhëndrin e Fatmir Xhafaj. Këta kanë përzier biznesin me postet zyrtare, dhëndri i Fatmir Xhafaj është dhe drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës në Bashki. Këtu maskohen oligarkët. Dhoma e Tregtisë është ndërtesa e parë djathtas në rrugën e Kavajës, e ulët, njëkatëshe. Majtas është kulla shumëkatëshe që po ndërtohet "Sytë e Tiranës". Nga kulla te pallati ekzistues duhet të jetë ndërtesa që do të ndërtohet në vendin ku është Dhoma e Tregtisë sot por nuk po ndërtohet sepse oligarku Nikolin Jaka nuk pranon ta lëshojë pa përfitime. Dhoma e Tregtisë së Tiranës faktikisht nuk ekziston.

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë:

EMISIONET