Ju flet Moska - Belinda Balluku në CV-në si ministre nxjerr gënjeshtrën e formularit si deputete

Belinda Balluku në CV-në si ministre nxjerr gënjeshtrën e formularit si deputete ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Ligj i dekriminalizimit i detyron zyrtarët që të japin disa të dhëna për veten e tyre. Deklarimi i rremë dënohet me burg. Falsifikimi i formularëve shkon nga 6 muaj deri në 4 vite.

Në deklarimin ministres Balluku pyetet nëse ka jetuar jashtë Shqipërisë. Ministrja Balluku përgjigjet se ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar për pushime në vitin 2011. Ajo thotë se vetëm njëherë ka jetuar më shumë se një muaj jashtë vendit tonë.

CV-ja zyrtare e ministre Balluku thuhet se ajo ka jetuar për më shumë se 1 muaj 2 herë në SHBA sepse ka bërë studimet. Nuk merren këto diploma pa jetuar minimumi një muaj atje. Ndërsa në universitetin e Athinës që të diplomohesh, duhet minimumi 3 vite.

Ajo Balluku ka gënjyer për shkollën dhe ka paraqitur një diplomë false ose ka gënjyer kur ka thënë se nuk ka jetuar në Greqi. Balluku qartësisht ka vënë në CV-në e saj provat e plota se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit.

EMISIONET