Jepnin informacion tek klani “Duka” për lëvizjet e Vis Martinit, ish-polici e dy të tjerë rrezikojnë 2 vite burg

Jepnin informacion tek klani “Duka” për lëvizjet e Vis

Një specialist IT pranë policisë së Durrësit, një punonjëse e një agjencie udhëtimi dhe ish-i fejuari i saj, që akuzohen nga prokuroria e Tiranës se mblidhnin informacion për lëvizjet e Ervis Martinit, duke ja transferuar një grupi kriminal në zonën e Tiranës, rrezikojnë të dënohet me nga 2 vite burgim secili.

Këtë masë dënimi e ka kërkuar pak ditë më parë në gjykatë, prokurori i çështjes Dritan Nushi, i cili i tha trupit gjykues se kërkonte nga gjykata që të deklaronte fajtor dhe dënonte me 2 vite burg, Ardjan Ahmetin, i cili ka shërbyer si specialist IT-je në policinë e Durrësit.

Një dënim me dy vite burgim, prokurori ka kërkuar edhe për Nensi Shaqirin, një ish-punonjëse e agjencisë së udhëtimit, nga ku merrej informacioni mbi biletat e udhëtimit që Ervis Martini kishte rezervuar për të udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës në drejtim të aeroportit të Stambollit.

Po të njëjtin dënim, prokurori Nushi, ka kërkuar dhe për ish-të fejuarin e Nensi Shaqirit, shtetasin, Dejvison Serjani, i cili sipas hetimeve të kryera ka rezultuar se ka qenë pjesë e grupit të personave që mblidhnin informacion rreth lëvizjes së Martinit dhe më pas ja çonin këto të dhëna anëtarëve të dy grupeve kriminale që veprojnë në Tiranë dhe Vlorë.

Tre të pandehurit akuzohen nga prokuroria për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formën e bashkëpunimit.

Në lidhje me informacionin për lëvizjet e Ervis Martinaj, Nensi Shaqiri, ka folur gjatë fazës së hetimit duke deklaruar se ajo i ka marrë këto informacione nga agjencia ku punonte, pasi Martinaj ka prerë biletë udhëtimi.

Sipas saj këtë informacion nëpërmjet të fejuarit të saj Dejvison Serjani dhe Daut Elmazi, i ka dhënë vëllezërve, Duka, dhe Fatmir Hysenit, kundrejt një pagese në vlerë të konsiderueshme.

Dyshohet se për këto informacione, është paguar një shumë financiare prej 30 mijë euro.

Ky fakt është konfirmuar dhe nga deklarimet e shtetasit Deivisjon Serjani, i fejuar i saj dhe punonjësi i policisë Ardjan Ahmeti, që tashmë të tre së bashku rrezikojnë të dënohet me nga 2 vite burgim secili.

Tashmë radhën seancën e ardhshme e ka mbrojtja e të pandehurve, për të dhënë konkluzionet përfundimtare dhe më pas fjalën e fundit për dënimin ose jo të tyre do e thotë gjykata e Tiranës.

EMISIONET