"Je më e bukur nëse zhvishesh", arrestohet pedofili që shtirej si një 14 vjeçar

"Je më e bukur nëse zhvishesh", arrestohet pedofili që

Vajza të moshës nga 10-13 vjeçe, 26 të tilla, kanë rënë në kurthin e një pedofili italian që shtirej si një adoleshent e i detyronte të zhvisheshin on line nudo e të kryenin seks virtual me të.

Policia Postale Italiane me urdhër të Prokuroit Giovanni Tarzia ka vënë në urdhër arresti me burg me akuzën e pedofilisë online e abuzës seksuale ndaj minoreneve, një 30 vjeçar italian e pa precedent penal.

Në platformat sociale shtirej si një 14 vjeçar që komunikonte me bashkëmoshataret e tij por në të vërtetë ishte një i rritur, 30 vjeçar, i fejuar, e i punësuar si nëpunës.

"Je më e bukur nëse zhvishesh", "a e ke provuar këtë sensacion", "pse nuk bën seks virtual më mua, do ndjehemi mirë", e dhjetra chat-e të tjera janë zbardhur nga autoritetet policore italiane, në ëhatsApp-in e pedofilit që përmes një loje psikologjike fuste në kurthin e perversitetit të tij viktimat ende vogëlushe.

177 fotografi janë gjetur në profilin e pedofilit ndaj të cilit rëndojnë dhe 40 akuza mes të cilave abuzim e dhunë seksuale virtuale e shumëfishtë, mbajtje e përhapje e materialeve pedo pornografikë etj.

Hetimet e koordinuara nga Prokurori Giovanni Tarzia, nisën pas denondimit të familjes së njërës nga 26 vajzat viktimë.

Ndryshimi i gjëndjes së saj psikologjike, gjithnjë e më e mbullur dhe e ndjeshme i kishte shtyrë prindërit të bënin një konsultë tek psikologu ku më pas ajo kishte rrëfyer gjithçka.

Pedofili në profilin zyrtar të tij shfaqej i fotografuar me të fejuarën, me një jetë normale e romantike.

Ndërsa në atë të pedofilit ishte një 14 vjeçar që flirtonte me moshataret e tij e mbante si foto profil fotografinë e një adoleshenti.

EMISIONET