Java Globale e Parasë nis me “Çufo dhe Tipi-Një aventurë me verdhushka”

Banka e Shqipërisë ka zgjedhur të sjellë diçka ndryshe për fëmijët,që t'iu tregojë atyre se si mund të kursejmë paratë. Me shfaqjen e famshme dhe sa të dashur për të vegjëlit, “Çufo dhe Tipi - Një aventurë me verdhushka”, Banka e Shqipërisë ka dashur t'i tregojë brezave të rinj, mbi rëndësinë e edukimit financiar tek ato vetë.

I pranishëm, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha se edukimi financiar është një domosdoshmëri, në një kohë krize të stërgjatur globale.

Sakaq Java Globale e Parasë, një iniciativë mbarëbotërore kërkon të sensibilizojë brezin e ri, për të qenë qytetarë të ndërgjegjshëm dhe të aftë financiarisht në atë ardhmen.

Ndërkohë Guvernatori Fullani si dhe kryetari i Shoqatës Shqiptare të bankave, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi reciprok, për edukimin e të rinjve në fushën e ekonomisë, financës dhe bankës.

EMISIONET