Java amerikane në UMSH, dita e letërsisë mbledh studiues e pedagogë

Java amerikane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë vijoi me aktivitetin e radhës dedikuar letërsisë amerikane.

Pas ekspozitës me foto e dokumenta për historinë e marrëdhënieve diplomatike të Shqiërisë dhe SHBA në 100 vjet, pedagogë, shkrimtarë dhe studiues të letërsisë diskutuan mbi aktorët më të njohur të letërsisë amerikane, karakteristikat dhe zhvillimet e kësaj letërsie.

Në panel ishin të ftuar rektori i Universitetit Mesdhetar Adrian Civici, zëvendësrektorja Nevila Rama, studiuesi dhe historiani Artan Hoxha dhe pedagogu Edon Qezari.

Teodor Drajzer dhe Ernest Hemiguej ishin dy autorët që u analizuan më së shumti nga paneli dhe të ftuarit, autorë të njohur botërisht dhe që kanë lënë gjurmë në breza.

Java amerikane në UMSH do të vazhdojë deri në 15 korrik. Në ambjentet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe jo vetëm, po organizohen disa aktivitete me qëllim sjelljen më pranë studentëve, të rinjve dhe publikut shqiptar aspekte të politikës, kulturës dhe artit amerikan, të cilat do të përmbyllen me Konferencën Shkencore, të organizuar me nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë me temë “100 vjet marrëdhënie shqiptaro-amerikane 1922-2022”.

EMISIONET