"Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako - Evropa: Nacionalistët përballë globalistëve

"Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako - Evropa: Nacionalistët

‘Evropa: Nacionalistët përballë globalistëve’ ishte emisioni i kësaj të hëne në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Globalistët janë kollaj që t’i identifikosh. Shumica e tyre rrinë me mëngë të përveshura gjoja se janë shumë punëtorë.

Janë të gjithë me axhendë globaliste për të nxitur dhe promovuar axhendat e LGBTQI+ dhe të shkatërrojnë pronën private. Ata duan të kontrollojnë gjithë ekonominë dhe globin.

Në Itali ka fituar koalicioni i vëllazërisë së Italisë. Dihet Draghi dha dorëheqjen në korrik pasi e braktisën aleatët e tij në qeverisje që nuk votuan një ligj të tij të rëndësishëm.

Shumë krerë shtetesh e kanë përshëndetur zgjedhjen e Melonit, nga Putini, kryeministri hungarez dhe politikanë të djathtë. Ndërsa një përshëndetje korrekte i ka bërë edhe Macron që është një përfaqësues i bankierëve.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë kanë ndodhur disa ngjarje të rëndësishme ku Johnson dha dorëheqjen, ndoshta pasi nuk zbatoi pandeminë duke hequr kufizimet shumë shpejt.

Pritet që erërat e djathta të ndryshojnë mënyrën e qeverisjes, sidomos pas ardhjes së Biden ku roli i SHBA-ve si lidership ka rënë shumë dhe bota mund të ketë shumë vatra tensionesh.

EMISIONET