"Jashtë Matriksit" - Loja e karambolit dhe SPAK-u, nga Alfred Cako

“Loja e karambolit dhe SPAK-u” ishte tema e kësaj të enjteje në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Incineratorët janë reklamuar nga opozita dhe shtypi si maja e korrupsionin të PS-së. Rama u bë sikur luan karambol dhe se SPAK po merrej vetëm me partinë në pushtet dhe jo opozitën.

SPAK-i ka thelluar shumë luftën në drejtim të liderave që drejtojë opozitën, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

SPAK-u ose drejtësia e re është e ngjashme dhe është përdoru e njëjta praktikë që ka përdorur elita botërore në shumë vende të Ballkanit.

Axhendat e perëndimit janë vendosur me sukses në shumë vende të lindjes. Edhe Berisha ka vepruar kështu që ka qenë i bindur ndaj perëndimit, por këta nuk kanë zbatuar praktikën e qëndrimit në mënyrë të përkohshme në politikë.

Berisha i etur për pushtet dhe i trembur nga reforma në drejtësi, ai qëndroi dhe mori edhe mandatin e deputetit, derisa u shpall non grata.

EMISIONET