''Janë të skeduara të gjitha organizatat kriminale'', Shala: Ja si bëhet klasifikimi i tyre
Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se janë të skeduara të gjitha organizatat kriminale.
Shala: Nuk është se nuk i njeh policia.
Madje policia shqiptare përdor një nga metodat analitike më të përparuar në klasifikimin e identifikimin e organizatave kriminale.
Në policinë e shtetit ka një strukturë që është analiza e informacionit kriminal, janë struktura bashkëkohore.
Janë të skeduara të gjitha organizatat kriminale.
Një organizatë vlerësohet sipas teknikave analitike vlerësohet me pikë.
Ka rreth 18-19 karakteristika dhe për secilën nga këto karakteristika ka një klasifikim dhe në fund organizatat dalin me shifra.
Dhe del kush është më e rrezikshmja.