Jakaj hedh akuza: Qeveria mban tendera sekrete, mori para borxh për të mbuluar aferat korruptive

Jakaj hedh akuza: Qeveria mban tendera sekrete, mori para borxh për të

Sekretari për çështjet e Shëndetësisë në LSI, Besnik Jakaj, në një deklaratë për mediat ka folur për situatën e epidemiologjike në vend, ku ditët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të reja nga Covid-19.

Ai tha se të infektuarit janë më shumë se sa raportohet, ndërsa shtoi LSI ka paraqitur në Parlament një amendament për një shtesë në buxhetin e shëndetësisë prej rreth 20 milionë dollarë për të përballuar këtë fazë të re të pandemisë.

Sipas tij kjo shumë do u vinte në ndihmë familjeve në nevojë, që nuk kanë kushte financiare që të marrin mjekime për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse.  

Ai ka hedhur akuza duke thënë se dy muaj më parë qeveria mori 200 milionë euro borxh për të mbuluar korrupsionin e saj në OSHEE, ndërkohë që qytetarët janë lënë në harresë.

“Ndërkohë qeveria vetëm 2 muaj më parë mori 700 milionë euro borxh për të mbuluar aferat e saj korruptive. Dy muaj më parë qeveria mori 200 milionë euro borxh për të mbuluar korrupsionin e saj në OSHEE. Ndërsa para për rimbursimin barnave të qytetarëve të varfër në pandemi nuk ka? Vetëm dy ditë më parë qeveria mori edhe 50 milionë euro borxh të tjera gjoja për energjinë. Ndërsa para për rimbursimin e ilaçeve të qytetarëve në pandemi nuk ka? Qeveria vazhdon paguan korrupsionin e inceneratorëve pronarët e të cilave janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.” thotë ai.

Jakaj i ka bërë thirrje qeverisë që të zbardhë aferat korruptive dhe të vendos para përgjegjësisë persona përgjegjës.

“I bëjmë thirrje drejtësisë të zbardhë në mënyrë urgjente aferat korruptive të qeverisë në këtë kohë pandemie dhe të verë para përgjegjësisë personat përgjegjës.

Qeveria të thjeshtojë në maksimum procedurat për rimbursimin e barnave për të infektuarit, që po trajtohen në  banesë si dhe të marrë masa për ofrimin e asistencës infermierore për rastet kur kanë nevojë për bërjen e injeksioneve dhe të terapive në kushtet e shtëpisë.”- tha ndër të tjera ai.

EMISIONET