Itali: Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë dy bashkëatdhetarët e tij në kërkim

Itali: Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë dy

Atjon Lopçi, shqiptari 26 vjeçar humbi jetën gjatë natës në spitalin San Camillo të Romës.

Ai u operua me urgjencë pas plagëve që kishte marrë në kurriz, i goditur me thikë në lagjen Ostiense, një nga zonat më të frekuentuara nga të rinjtë e në kryeqytetin italian Romë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 të ditës së premte, 23 korrik 2021, por plagët e rënda me gjithë ndërhyrjen kirurgjikale të mjekëve italianë nuk kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së të riut shqiptar. 

 Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje tragjike. 

Sipas dëshmitarëve gjithçka ka nisur pas një sherri të dhunshëm. 

Falë dëshmive të personave që janë ndodhur në vendngjarje e hetimeve të kryera, autoritetet policore italaine kanë identifikuar autorët e krimit.

Ata janë dy shqiptarë të datëlindjes 1992 e 2000 pra, 29 vjeç e 21 vjeç, persona që deri më sot nuk kanë pasur probleme me drejtësinë italiane.

Ata janë shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së qëllimshme e po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij krimi të rëndë.

EMISIONET