Itali: Shqiptari vritet me thikë në Romë

Itali: Shqiptari vritet me thikë në Romë

Një shqiptar 26 vjeç humbi jetën gjatë natës në spital në Romë pasi u godit me thikë në rrugë.

I riu u godit me thikë gjatë një sherri me dy persona, në zonën Ostiense, të cilët më pas ishin larguar.

Djali u godit në shpatull edhe në bark. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari i plagosur më pas është zvarritur për të dalë pranë sheshit Gazometro ku dhe është marrë për tu dërguar në spital.

Mësohet se plaga ka qenë fatale pasi nuk ka mundur të mbijetojë.

 

EMISIONET