Islami: Shoqatat të shkojnë aty ku është e nevojshme për këshillimin e familjeve

I ftuar këtë të martë me moderatoren e Ora News, Sonila Musai, për të folur për dhunën ndaj grave dhe parandalimin ishte avokati Roland Islami.

Ai u shpreh se shoqatat duhet të jenë më prezente aty ku është dhuna. Ndër të tjera Islami u shpreh:

Islami: Nuk vjen dhuna tek shoqata, nuk vjen dhuna tek studio ime, nuk vjen dhuna këtu ku jemi ne. Dhuna ndodh aty ku është. Që ne të shkojmë tek dhuna duhet të shkojmë tek dhuna me metodat tona. Duhet të kemi një psikolog, duhet të kemi një sociolog, duhet të kemi dhe një jurist, duhet të kemi dhe një këshilltar të merret me këshillimin e familjeve. Çfarëdo lloj fokusi që ne duhet të kemi, duhet të shkojmë tek familja.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET