Ishte në kërkim prej 5 ditësh nga famijarët, gjendet pa shenja jete në përrua 49 vjeçari në Fushë Arrëz

Ishte në kërkim prej 5 ditësh nga famijarët, gjendet pa

Një 49 vjeçar i cili ishte shpallur i humbur nga familja e tij  është gjetur pa shenja jete.

"Më datë 25.01.2023, Policia është njoftuar nga familjarët e shtetasit V. K., 49 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se prej 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me këtë shtetas. Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. K.", njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

EMISIONET